Shëndeti i kockave te gratë, shkaktari i fshehtë që i dëmton

30/06/2021 - 11:48

Dhimbjeve të kockave nuk i shpëton askush, ato mund të kthehen në një problem për çdo moshë. Kjo është veçanërisht e vërtetë nëse dhimbja është kronike dhe e vazhdueshme.

Shkaktar për këtë dhimbje mund të jenë një mori arsyesh të cilat dëmtojnë përkohësisht ose përfundimisht kockat tuaja.

Nëse keni të afërm që ankohen gjatë gjithë kohës për dhimbjen e kockave apo vetë ju vuani nga ky problem lexoni me kujdes një nga shkaktarët kryesor të këtij problemi.

Cilët preken më shumë

Në të gjithë botën 1 në 3 gra dhe 1 në 5 burra preken nga ndonjë sëmundje e kockave apo lloje të artritit. Kjo i bën gratë numrin më të madh të personave të prekur nga këto probleme.

Sipas ekspertëve tek gratë shëndeti i kockave mund të jetë shumë delikat për shkak të ndryshimeve që ndodhin në trup.

Një grup ekspertësh nga Universiteti i Bufalos në Nju Jork të cilëve iu referohet AgroWeb.org, hodhën dritë mbi këtë çështje në studimin ku morën pjesë 11,084 persona.

Të gjitha pjesëmarrëset ishin gra mbi moshën 50 vjeç apo në periudhën e menopauzës. Në këtë studim u vëzhguan disa pjesë të përditshmërisë së tyre dhe se si ajo ndikon në shëndetin e kockave.

Të dhënat e mbledhura treguan se gjumi ishte faktori kyç që ndihmon ose jo kockat. Krahasuar me gratë që flenë më shumë se 5 orë gjumë çdo natë, ato që flenë më pak kanë tendencën të kenë më shumë mundësi të preken nga osteoporoza.

Tek grupi i grave që flinin më pak se pesë orë në natë, u pa se mosha e kockave të tyre ishte të paktën një vit më e vjetër se e pjesëmarrësve të tjerë.

Ku godet dhimbja

Ndër kockat që preken dhe dobësohen më shpejt janë ato të qafës, kyçeve dhe shtyllës kurrizore. Kjo mund të shkaktojë dhimbje të vazhdueshme mesi, qafe, ndryshime në strukturën e trupit apo vështirësi në lëvizje.

Çfarë të bëni

Mjekët këshillojnë të filloni me diçka kaq të thjeshtë sa gjumi.

Mjafton të flini mbi 5 orë apo 7 orë gjumë të qetë çdo natë dhe do të siguroni një shëndet të mirë për kockat dhe të gjithë organizmin./AgroWeb.org

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ndonjëherë mund ta pyesni veten pse ndiheni me një stomak ose bark të fryrë, epo ka disa arsye përse ndjeni diçka të tillë.

Stresi ose ankthi e nxisin njeriun ta shohë ushqimin si ngushëllim.

Stresi, luhatjet hormonale dhe llojet e rejave të barnave besohet të jenë disa prej arsyeve përse gjithnjë e më shumë njerëz të rritur (3

Shumë njerëz provojnë shtrëngime të kraharorit të cilat rëndom u duken sikur janë dhimbje të zemrës. Dhimbje dhe shtrëngime të tilla naty

Yoga duket se ofron një nxitje të konsiderueshme në zonat e trurit të përfshira në kujtesë, të mësuarit, vendimmarrjes, rregullimin e emo

Xheli i mrekullueshëm që mbush gjethet e bimës së aloe vera është plot me vitamina të cilat mund të trajtojnë një sërë problemesh të orga

Shkencëtarët nga Australia, të cilët analizuan simptomat e pacientëve të infektuar me variantin Delta, kanë theksuar se  simptomat e tyre

Lëngjet e frutave dhe perimeve siç është ai me portokall, panxhar dhe karrota, janë të famshëm për vlerat ushqyese që përmbajnë.

Xhenxhefili, si një përbërës i recetave dhe çajrave, mund të mbrojë organizmin nga dhjami i tepër si dhe ndaj sëmundjeve kronike.

Medikamentet farmaceutike mund të shërojnë një sëmundje por edhe të nxisin dhjetëra reagime inflamatore në të njëjtën kohë.