Si ndikon xhenxhefili në shkrirjen e dhjamit në trup

01/07/2021 - 09:21

Xhenxhefili, si një përbërës i recetave dhe çajrave, mund të mbrojë organizmin nga dhjami i tepër si dhe ndaj sëmundjeve kronike. Sipas disa të dhënave konsumimi i xhenxhefilit është një metodë e zgjuar dhe e thjeshtë parandaluese e shumë problemeve.

Një nga shqetësimet që nuk po i kushtohet shumë vëmendje është pikërisht tretja.

Mjekë dhe studiues të ndryshëm kanë vërtetuar se tretja është një nga shkaktarët kryesorë të sëmundjeve të zemrës apo dhe përkeqësimit të simptomat e diabetit e tipit 2.

Si ndikon xhenxhefili në organizëm

Arsyeja se pse xhenxhefili është ushqimi ideal për eleminimin e dhjamit në organizëm, vjen si pasojë e fotoenzimave dhe antioksidantëve të shumtë që ai përmban.

Këto dy substanca luajnë rolin kryesor në djegien e dhjamit, tretjen e karbohidrateve dhe sekretimin e insulinës, përveç të tjerave.

Gjithashtu xhenxhefili ka aftësi parandaluese për inflamacionin, uljen e kolesterolit dhe tensionit të gjakut, si dhe formimin e kalcifikimeve në kapilarë dhe arterie.

Cila është mënyra e duhur për ta konsumuar?

Nuk është fare e rëndësishme. Mund ta pini si çaj, ta konsumoni si erëz, apo dhe të përfshirë nëpër gatimet tuaja, efekti do të jetë i njëjti. Në momentin që xhenxhefili bie në kontakt me enzimat tretëse të stomakut, fillon të përshpejtojë tretjen me 30%.

Pasi substancat e tij përthithen nga organizmi, fotoenzimat nxisin djegien e dhjamit dhe heqin ndjesinë e urisë. Duke qenë se masa e dhjamit dhe yndyrnave në trup bie, ka një ndryshim të dukshëm në nivelet e kolesterolit.

Xhenxhefili dhe shëndeti i organeve jetësore

Të dhëna nga studime të ndryshme, ku AgroWeb.org bazohet, tregojnë dhe funskionin e xhenxhefilit për ekuilibrimin e tensionit të gjakut. Aftësitë e tij antioksiduese dhe anti-inflamatore bëjnë të mundur shkrirjen e yndyrnave që grumbullohen në kapilarë dhe arterie.

Kjo rezulton në një qarkullim gjaku më të mirë, dhe si pasojë zemra është e mbrojtur.

Një tjetër pasojë positive që ka xhenxhefili në organizëm është pikërisht shkrirja e dhjamit që krijohet rreth organeve. Diçka e tillë lehtëson dukshëm funksionin dhe përmirëson shëndetin e tyre.

Gjithashtu xhenxhefili lehtëson dhe dhimbjet muskulare. Duke qenë se përmirëson qarkullimin e gjakut, muskujt furnizohen më mirë me oksigjen. Por jo vetëm, kjo erëz lufton inflamacionin e tyre dhe nxit rigjenerimin e qelizave muskulare. /Agroweb

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ndonjëherë mund ta pyesni veten pse ndiheni me një stomak ose bark të fryrë, epo ka disa arsye përse ndjeni diçka të tillë.

Stresi ose ankthi e nxisin njeriun ta shohë ushqimin si ngushëllim.

Stresi, luhatjet hormonale dhe llojet e rejave të barnave besohet të jenë disa prej arsyeve përse gjithnjë e më shumë njerëz të rritur (3

Shumë njerëz provojnë shtrëngime të kraharorit të cilat rëndom u duken sikur janë dhimbje të zemrës. Dhimbje dhe shtrëngime të tilla naty

Yoga duket se ofron një nxitje të konsiderueshme në zonat e trurit të përfshira në kujtesë, të mësuarit, vendimmarrjes, rregullimin e emo

Xheli i mrekullueshëm që mbush gjethet e bimës së aloe vera është plot me vitamina të cilat mund të trajtojnë një sërë problemesh të orga

Shkencëtarët nga Australia, të cilët analizuan simptomat e pacientëve të infektuar me variantin Delta, kanë theksuar se  simptomat e tyre

Lëngjet e frutave dhe perimeve siç është ai me portokall, panxhar dhe karrota, janë të famshëm për vlerat ushqyese që përmbajnë.

Dhimbjeve të kockave nuk i shpëton askush, ato mund të kthehen në një problem për çdo moshë.

Medikamentet farmaceutike mund të shërojnë një sëmundje por edhe të nxisin dhjetëra reagime inflamatore në të njëjtën kohë.