Të shëtisësh në natyrë – Zgjidhja më e mirë kundër stresit

25/06/2021 - 13:00

Historia e njerëzimit ka shpalosur një fakt të trishtë, keqtrajtimin e vazhdueshëm të natyrës.

Grekët e lashtë shkatërruan bimësinë në brigjet e tyre, ndërsa Romakët shkatërruan pyjet e Afrikës së Veriut bashkë me kafshët, shpendët dhe gjallesat e egra.

Me zbulimin e dinamitit, pajisjeve elektrike, pescitideve, armëve dhe pajisjeve përpunuese, keqtrajtimi i natyrës vazhdoi me ritme të larta.

Për shembull, në shekullin e 16-të, në Amerikën Veriore numëroheshin mbi 25 milionë bizonë.

Tre shekuj më vonë, numri i këtyre kafshëve zbriti në disa qindra. Në këtë kontinent rreth vitit 1900 numëroheshin një miliard pemë. Aktualisht 85 % e tyre janë zhdukur.

Në epokën moderne, industrializmi, rrugët e mbipopulluara, ndërtesat prej betoni në zonat urbane e kanë bërë të vështirë që njerëzit të kenë hapësira të gjelbra për të marrë ajër të pastër.

Pavarsisht kësaj, mbijetesa e njerëzimit varet krejtësisht nga natyra. Oqeanet, pyjet, ekosistemi dhe bimësia na janë ofruar nga natyra për të kuruar dhe trajtuar sëmundje, shumë prej të cilave nuk janë zbuluar akoma.

Shumë prej përbërësve të ilaçeve që pimë sot e që i marrim për të mirëqenë e kanë origjinën pikërisht nga natyra. Mund të përmendim këtu dy kryesoret: aspirina dhe penicilina.

Si ndikon natyra në mirëqenien tonë

Të qëndruarit në natyrë ka një ndikim të fortë në pakësimin e ankthit, frikës dhe stresit. Për shkak të natyrës, gjendja emocionale e njeriut është më e mirë dhe fal saj vjen edhe mirëqenia fizike.

Të qëndruarit në natyrë, sipas ekspertëve, ul tensionin e gjakut, rrahjet e zemrës, tensionin muskular dhe sekretimin e hormoneve të stresit.

Studimet e kryera në spitale, zyra dhe shkolla, kanë treguar se mjafton një bimë e vetme në një ambient të mbyllur për të ndikuar tek ulja e stresit dhe ankth.

Qëndrimi larg natyrës dhe ekspozimi i tepruar ndaj ekraneve dixhitale nxit shfaqjen e depresionit, mungesën e empatisë dhe të altruizmit./AgroWeb.org

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ndonjëherë mund ta pyesni veten pse ndiheni me një stomak ose bark të fryrë, epo ka disa arsye përse ndjeni diçka të tillë.

Stresi ose ankthi e nxisin njeriun ta shohë ushqimin si ngushëllim.

Stresi, luhatjet hormonale dhe llojet e rejave të barnave besohet të jenë disa prej arsyeve përse gjithnjë e më shumë njerëz të rritur (3

Shumë njerëz provojnë shtrëngime të kraharorit të cilat rëndom u duken sikur janë dhimbje të zemrës. Dhimbje dhe shtrëngime të tilla naty

Yoga duket se ofron një nxitje të konsiderueshme në zonat e trurit të përfshira në kujtesë, të mësuarit, vendimmarrjes, rregullimin e emo

Xheli i mrekullueshëm që mbush gjethet e bimës së aloe vera është plot me vitamina të cilat mund të trajtojnë një sërë problemesh të orga

Shkencëtarët nga Australia, të cilët analizuan simptomat e pacientëve të infektuar me variantin Delta, kanë theksuar se  simptomat e tyre

Lëngjet e frutave dhe perimeve siç është ai me portokall, panxhar dhe karrota, janë të famshëm për vlerat ushqyese që përmbajnë.

Xhenxhefili, si një përbërës i recetave dhe çajrave, mund të mbrojë organizmin nga dhjami i tepër si dhe ndaj sëmundjeve kronike.

Dhimbjeve të kockave nuk i shpëton askush, ato mund të kthehen në një problem për çdo moshë.