Arrihet marrëveshja me Çelsin, Milani bën goditjen e dytë

01/06/2021 - 19:50

Prej një jave drejtuesit e Milanit kanë punuar me homologët e Çelsit për të përcaktuar shpërblesën për kartonin e Fikajo Tomorit, mbrojtësi anglez i cili erdhi nën urdhrat e Piolit në janar si huazim me të drejtën e blerjes. Sipas asaj që është mësuar nga “Sportmediaset”, puna e drejtuesve kuqezinj ka prodhuar një marrëveshje me blutë për 28 milionë euro.

Sipas asaj që bëhet e ditur, lojtari do të jetë me Milanin edhe në pesë vitet e ardhshme. Ai i bindi drejtuesit e “Djallit” falë 22 ndeshjeve dhe 1 goli në gjysmën e sezonit të fundit. Megjithëse erdhi pa shumë bujë, ai në pak kohë fitoi besimin e trajnerit që e aktivizoi për herë të parë në derbin e Kupës së Italisë.Forca dhe saktësia bënë që Tomori t’i vidhte vendin në formacion edhe kapitenit, Alesio Romanjoli.

Praktikisht, kjo është goditja e dytë për klubin pas ardhjes së Majk Menja, por me siguri që nuk do të jetë e fundit për këtë verë ku planet e kuqezinjve duhet të jenë shumë ambicioze.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sergio Ramos do ta vijojë karrierën në Francë.

Federiko Kieza është zgjedhur sërish si lojtari më i mirë i ndeshjes.

Herën e fundit që Italia fitoi titullin kontinen tal, Roberto Mançini ishte një fëmijë: viti 1968.

Në rrjetet sociale është bërë virale festimi i lojtarëve të Italisë pas sfidës, ku menjëherë pas vërshëllimës të kaltërit shpërthyen në f

Brescia dhe Milani kanë arritur marrëveshjen për Sandro Tonalin, të cilin kuqezinjtë e morën në formë huazimi me të drejtë blerjeje.

Lionel Messi do Barcelonën, Barcelona do Lionel Messin, por rinovimi i kontratës nuk po vjen.

Luis Enrique, trajneri i Spanjës, shprehet se ndaj Italisë do të jetë një ndeshje shumë e bukur për t’u parë.

Sa vlen çmimi i një fanelle për kombëtaren? Me sa duket aq sa suksesi apo ecuria e skuadrës në fjalë.

Antonine Griezmann duket se është mes lojtarëve që janë nxjerrë në shitje nga Barcelona, sipas kanalit spanjoll TV3.

Superkompjuteri ka parashikuar se Anglia do t’ia dalë të kualifikohet në finale të “Euro 2020”, por do mposhtet nga Italia në “Wembley”.