Do t'ju kursejnë kohë, WhatsApp sjell dy ndryshime të reja

14/06/2021 - 11:09

Aplikacioni WhatsApp vjen me një përditësim të ri, për përdoruesit e Android dhe iPhone, që synon t’ju kursejë kohë.

Nëse miqtë e shoqërojnë një tekst dhe me mesazh zanor, ju do të keni mundësi të ndryshoni shpejtësinë me të cilën luhet audio. Pra, nëse nuk keni shumë kohë, por doni ta dëgjoni mesazhin zanor, ju do të mund të shpejtoni me 1.5 ose 2 herë audion.

Kjo do bëhet nëse ju e përzgjidhni si opsion, pasi WhatsApp do të vazhdojë të përdorë si opsion kryesor shpejtësinë normale, me të cilën është regjistruar audioja.

Nëse mesazhet zanore janë dërguar njëri pas tjetrit, aplikacioni do të luajë automatikisht njëra pas tjetrës, pa qenë nevoja për ndërhyrjen tuaj.

Përditësimi i dytë është simboli “@” që shfaqet në listën e të gjitha bisedave në vazhdim në aplikacionin tuaj, sa herë që dikush ju ka përmendur me emër (duke përdorur simbolin @ në mesazhin e tyre) ose i është përgjigjur njërit prej teksteve tuaja.

Nëse keni një numër të madh bisedash aktive në grup, kjo është një mënyrë e dobishme për të gjetur sa më shpejt mesazhet, për të cilat keni interes.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Elon Musk e vlerësoi sot 20 deri në 30 miliardë dollarë (rreth 17-25 miliardë euro) shumën që do t’i duhet për të investuar në projektin

Imazhet dixhitale të individëve që nuk ekzistojnë, në dukje reale, po shiten në internet në sasi të mëdha, me mijëra.

Evropa do të ketë fillimisht të gjitha makinat elektrike nga Volkswagen dhe më pas do të nisë shitja dhe në SHBA e Kinë, tha anëtari i bo

Elon Musk konsiderohet si njeriu më me ndikim në botën e kriptovalutave sa që shpesh mesazhet e tija shkaktojnë edhe ndryshime në vlerën

Monedha virtuale Bitcoin edhe pse është më e fuqishmja e llojit të saj, vijon rënien në tregun ndërkombëtar online.

Inteligjenca Artificiale (IA) mund të përshpejtojë prodhimin e mikroqarqeve të reja duke modeluar konfigurimin e tyre në orë në vend të m

Ekspertët e sigurisë kibernetike kanë gjetur një masë të madhe të dhënash të vjedhura që përmbajnë 26 milion persona ose subjekte në faqe

Ligjvënësit e Senatit amerikan kanë miratuar një plan për të rritur kërkimin dhe prodhimin e teknologjisë, i cili do u kushtojë miliona d

Punonjësit e gjigantit amerikan të teknologjisë, Apple raportohet se kanë nisur një fushatë kundër planeve të shefit Tim Cook për kthimin

Pandemia nuk ka qenë një ogur i keq për të gjitha kompanitë.