Punonjësit e Apple kundër planit për t’u rikthyer në zyra

08/06/2021 - 10:18

Punonjësit e gjigantit amerikan të teknologjisë, Apple raportohet se kanë nisur një fushatë kundër planeve të shefit Tim Cook për kthimin në zyra.

Fushata pason një letër që Cook u ka dërguar punëtorëve javën e kaluar, me kërkesën që të kthehen në zyra së paku tri ditë në javë, nisur nga Shtatori.

Por, sipas një letre të brendshme, të siguruar nga ueb-faqja e lajmeve The Verge, stafi kërkon më shumë fleksibilitet, duke ua lënë individëve të vendosin nëse duan të punojnë nga shtëpia apo të dalin në zyrë.

“Gjatë vitit të kaluar, ne shpesh ndiheshim jo vetëm të padëgjuar, por ndonjëherë edhe të injoruar”, thotë letra, e cila e akuzon menaxhmentin për një “shkëputje” me punonjësit, sa i përket temës së punës në distancë.

Shumë kompani e kanë bartur punën në shtëpi pranverën e vitit të kaluar, kur edhe ka shpërthyer pandemia e koronavirusit. Me rënien e infektimeve në disa pjesë të botës ka nisur të rritet edhe numri i punonjësve që kthehen në zyra.

Gjiganti i kërkimeve në internet Google tashmë i ka kërkuar stafit që të kthehet në zyra tre ditë në javë, nisur po ashtu nga shtatori. Por, gjigantët e tjerë të teknologjisë kanë marrë një qasje më të relaksuar.

Facebook ka thënë më herët se beson se puna në distancë është “e ardhmja” dhe se stafi mund të vazhdojë të punojë nga shtëpia. Ndërkaq, Twitter, në Maj të vitit 2020, u ka thënë punonjësve të tij se mund të punojnë nga shtëpia “përgjithmonë”. /REL

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Elon Musk e vlerësoi sot 20 deri në 30 miliardë dollarë (rreth 17-25 miliardë euro) shumën që do t’i duhet për të investuar në projektin

Imazhet dixhitale të individëve që nuk ekzistojnë, në dukje reale, po shiten në internet në sasi të mëdha, me mijëra.

Evropa do të ketë fillimisht të gjitha makinat elektrike nga Volkswagen dhe më pas do të nisë shitja dhe në SHBA e Kinë, tha anëtari i bo

Elon Musk konsiderohet si njeriu më me ndikim në botën e kriptovalutave sa që shpesh mesazhet e tija shkaktojnë edhe ndryshime në vlerën

Monedha virtuale Bitcoin edhe pse është më e fuqishmja e llojit të saj, vijon rënien në tregun ndërkombëtar online.

Inteligjenca Artificiale (IA) mund të përshpejtojë prodhimin e mikroqarqeve të reja duke modeluar konfigurimin e tyre në orë në vend të m

Aplikacioni WhatsApp vjen me një përditësim të ri, për përdoruesit e Android dhe iPhone, që synon t’ju kursejë kohë.

Ekspertët e sigurisë kibernetike kanë gjetur një masë të madhe të dhënash të vjedhura që përmbajnë 26 milion persona ose subjekte në faqe

Ligjvënësit e Senatit amerikan kanë miratuar një plan për të rritur kërkimin dhe prodhimin e teknologjisë, i cili do u kushtojë miliona d

Pandemia nuk ka qenë një ogur i keq për të gjitha kompanitë.