Kalendari i “Dyrrah”-ut / Ditët botërore të muajit prill

Foto e 1 prillit 2013 në SHBA, teksa pleq dhe fëmijë festonin ditën ndërkombëtare të zogjve (International Bird Day), shqiptarët merreshin me ditën e gënjeshtrave dhe koalicionin PS-LSI

DURRËS, 4 prill 2013 –Është për t’u vënë në dukje se Dita e Gënjeshtrave dhe aleanca PS-LSI bënë që Shqipëria të harronte ditën ndërkombëtare të Zogjve më 1 prill dhe atë të Librit për fëmijë më 2 prill.

Edhe muaji prill është i pasur me një sërë ditësh ndërkombëtare / botërore, që njihen apo nuk njihen aspak, për rrjedhojë, kalojnë me veprimtari (si para viteve 1990 në Shqipëri Dita e Zogjve), ose shkarazi nga organizmat ndërkombëtarë që veprojnë në Shqipëri me financime.

1 prill

Dita Botërore e Zogjve

Lindi në SHBA në vitin 1894.

Në Shqipëri, para viteve 1990, këtë ditë e festonin veçanërisht nxënësit e shkollave, që organizonin festime në natyrë dhe vendosnin fole druri për zogj nëpër pemë.

2 prill

Dita botërore e ndërgjegjësimit mbi autizmin (World Autism Awareness Day)

Më 21 janar 2008 Asambleja e Përgjithshme e OKB-së njëzëri caktoi 2 prillin si ditë botërore për përhapjen e informacioneve mbi autizmin, duke nënvizuar nevojën e ndihmës në ngritjen e nivelit të jetës së njerëzve që vuajnë nga autizmi.

Autizmi është paaftësi në zhvillim që manifestohet gjatë tre viteve të para të jetës. Numri i fëmijëve me autizëm është i lartë në të gjitha rajonet e botës dhe ka ndikim të madh mbi fëmijët, familjet e tyre, komunitetet dhe shoqëritë.

2 prill

Dita ndërkombëtare e librit për fëmijë (International Children's Book Day).

Duke filluar nga viti 1967, me nismë dhe vendim të Bordit Ndërkombëtar të Librit për Fëmijë (International Board on Books for Young People, IBBY), 2 prilli, dita kur lindi përrallëtari i madh danes Hans Kristian (Christian) Andersen, gjithë bota feston ditën ndërkombëtare të librit për fëmijë.

Në vitin 1991 në Shqipëri është krijuar seksioni i IBBY. Edhe në vendin tonë janë organizuar veprimtari të rralla për këtë Ditë nga seksioni kombëtar i kësaj letërsie, por kanë munguar festimet në shkolla.

Aktualisht ka pak shkrimtarë shqiptarë që krijojnë për fëmijë.

Kanë mbetur në kujtesë emrat e Naim Frashërit, Anton Xanonit, Bedri Dedjes, Odhise Grillos, Gaqo Bushakës, Skënder Haskos, Ramadan Pasmaçiut, Naum Priftit, Shpresa Vretos, Bardhyl Xhamës, Dionis Bubanit, Viktor Canosinajt, Astrit Bishqemit, Viron Konës etj.

Por edhe shkrimtarët e shquar si Ismail Kadare e Dritëro Agolli kanë lëvruar vepra për lexuesit e vegjël.

Në Durrës janë shquhen firmat e Hasan Ulqinit, Petrit Bjedit, Xhevat Malltezit, Bashkim Çuçit, Myzejen Çullhajt, Gjergj Vlashit, Petrit Cerlojt, Ethem Hysit etj.

4 prill

Dita ndërkombëtare për ndërgjegjësimin mbi rrezikun nga minat dhe asistencën për çminim (International Day of Mine Awareness and Assistance in Mine Action)

Më 8 dhjetor 2005, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara vendosi që 4 prilli të jetë dita ndërkombëtare për ndërgjegjësimin mbi rrezikun nga minat dhe asistencën për çminim.

Iu bë thirrje shteteve, që me mbështetjen e OKB-së dhe organizatave përkatëse, të vazhdojnë bashkërendimin për  krijimin dhe zhvillimin e potencialit kombëtar për çminime në vendet ku minat dhe mbetjet e lëndëve të rrezikshme plasëse të luftës përbëjnë kërcënim serioz për sigurinë, shëndetin dhe jetën e popullatës civile ose pengesë për zhvillimin social-ekonomik në nivel kombëtar dhe rajonal.

7 prill

Dita botërore e shëndetësisë(World Health Day)

Dita Botërore e Shëndetësisë është caktuar 7 prilli që është dhe dita e themelimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në vitin 1948.

Çdo vit për Ditën Botërore të Shëndetësisë zgjidhet një temë që nxjerr në pah një fushë prioritare që shqetëson sektorin e shëndetësisë në botë.

Tema e këtij viti për Ditën Botërore të Shëndetësisë u zgjodh hipertensioni. Hipertensioni ose presioni i lartë i gjakut rrit rrezikun në sëmundjet e zemrës, prek dhe dëmton veshkat, si dhe gjithashtu mund të shkaktojë verbim, pushim të zemrës a vdekje të parakohshme dhe aritmi.

Rreth 40 për qind e të rriturve në botë preken nga hipertensioni, që është shkaku i më shumë se nëntë milionë vdekjeve çdo vit.

Në ditën botërore të shëndetësisë, OBSH-ja bën thirrje thërret për profilaksi ndaj hipertensionit me qëllim që të ulet  numri i sëmundjeve kardiovaskulare.

8 prill

Dita ndërkombëtare e romëve (International Roma (Gypsy) Day)

Dita Ndërkombëtare e Romëve (International Roma (Gypsy) Day) u vendos më 8 prill 1971 në kongresin e parë botëror  të romëve, që u zhvillua në Londër dhe ku morën pjesë përfaqësues nga 30 vende.

Si rezultat, u miratuan simbolet kombëtare: flamuri dhe himni, gjë që u lejoi romëve të botës të njiheshin si komb unik i lirë.

Aktualisht numri i popullatës rome në botë llogaritet në rreth 8-10 milionë veta.

Gjeografia e shpërndarjes së romëve përfshin shtete si vend në të dy hemisferat, veriore dhe jugore: Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Rumania, Moldavia, Kroacia, Argjentina, Bjellorusia, Kanadaja, Brazili, Rusia dhe vende të tjera.

11 prill

Dita ndërkombëtare e çlirimit të të burgosurve në kampet fashiste të përqendrimit (International Day of Fascist Concentration Camps Prisoners Liberation)

Në këtë ditë në të gjithë botën zhvillohen veprimtari të ndryshme përkujtimore, takime të ish-të burgosurve, nderime për viktimat, vendosje kurorash me lule në varret e viktimave të fashizmit.

Më 11 prill 1945 të burgosurit e Buhenvaldit (Buchenwald) realizuan një kryengritje ndërkombëtare kundër hitlerianëve dhe u liruan.

Në Gjermani dhe në vendet e pushtuara ishin më shumë se 14 mijë kampe, ndër të tjera në Porto Romano të Durrësit dhe në Prishtinë.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore nëpër kampet e vdekjes u burgosën 18 milionë njerëz nga kombësi të ndryshme, mes tyre edhe shqiptarë.

Në kampin e përqendrimit në Mathauzen (Mauthausen) ka vdekur edhe dëshmori Telat Noga nga Durrësi.

12 Prill

Dita ndërkombëtare e fluturimit të njeriut në kozmos (International Day of Human Space Flight)

Për nder të 50-vjetorit të fluturimit të njeriut në kozmos, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, në rezolutën e saj të datës 7 prill 2011, ka shpallur 12 prillin si ditë ndërkombëtare të fluturimit të njeriut në hapësirë. 

12 prill 1961 ishte data e fluturimit të parë të njeriut në kozmos​​, i kryer nga shtetasi sovjetik Juri Gagarin.

Kjo ngjarje historike hapi rrugën për eksplorimin e hapësirës kozmike për të mirën e të gjithë njerëzimit.

13 prill

Dita botërore e rokenrollit (World Rock-n-roll Day)

Është festë e të gjithë atyre, për të cilët rokenrolli (rock-n-roll) nuk është vetëm muzikë, por edhe stil e mënyrë jetese.

Kjo ditë ndërkombëtare festohet çdo vit më 13 prill, edhe pse ngjarja historike, e cila shërbeu si bazë për festimin, ndodhi një ditë më parë: më 12 prill 1954 kur Bill Hejlli (Haley) regjistroi këngën singëll “Rock Around The Clock”, që u bë pikë referimi për një rrymë të re muzikore, e cila shumë shpejt kaloi kufijtë e Amerikës dhe u përhap nëpër vende dhe kontinente, duke sfiduar shoqërinë dhe traditat.

Ndër themeluesit e rrymës ishte dhe legjendari Elvis Presli (Presley), i cili u bë idhull i adoleshentëve dhe të rinjve.

Stili i veshjes, manierat dhe lëvizjet e tij u bënë model imitimi.

Në fillim të viteve 1960, doli një stil i ri rokenrolli , pop-rock-u.

Kuarteti nga Liverpuli britanik “Beatles” me kompozime tij bëri që të shpërthejë në botë epidemia e “bitëllsamanisë”.

Në vitin 1964, u shfaqën “Rolling Stones”-at, që dalloheshin për tingullin e shpejtë, të fuqishëm dhe teknik.

Në vitin 1970 lindi rok-u psikodelik, përfaqësues të shquar të të cilit ishin grupet “Pink Floyd”, “Deep Purple”, “Led Zeppelin”, “Black Sabbath”.

Kjo dekadë është konsideruar epoka e artë në zhvillimin e kulturës së rok-ut.

Fundi i viteve 1970 shënohet nga shfaqja e pank-rokut (punk rock).

Skema e thjeshtuar i muzikore nxori në pah vokalin dhe tekstet (lyrics), ku haset shpesh kritika ndaj qeverive, politikanëve, shtresave të pasura të shoqërisë.

Të famshme janë grupet pank si “Sex Pistols”, “The Clash”, “Stooges”, si dhe lokalisti Iggy Pop.

Në vitet 1980 lindi rok-u femëror, kurse në vitet 1990 rokenrollsi më i shkëlqyer ishte Kërt Kobejn-i (Kurt Cobain) dhe grupi i tij “Nirvana”.

17 prill

Dita botërore e hemofilisë (World Hemophilia Day).

Shumë vende të botës i janë bashkuar aksionit të Federatës Botërore të Hemofilisë (World Federation of Hemophilia) dhe organizojnë fushata ndërgjegjësimi në kuadër të ditës botërore të hemofilisë (World Hemophilia Day).

Sipasdisavlerësimeve, sotnumriipacientëvemehemofilinë botë është 400 mijë njerëz(një ndër10 mijë meshkuj).

Deri kohët e fundit pak fëmijë të sëmurë arrinin moshën e pjekurisë.

ktualisht, në arsenalin e specialistëve kanë hyrë terapi të reja që përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e jetës dhe rrisin kohëzgjatjen e saj.

Ndërkaq mjetet e kurimit të hemofilisë janë preparate tepër të pastruara, që nuk përmbajnë proteina me origjinë humane, duke i bërë të sigurta nga pikëpamja e infektimit potencial virusal.

Me një sasi të mjaftueshme medikamentesh i sëmuri me hemofili mund të bëjë jetë normale: të studiojë, të punojë, të krijojë familje, domethënë të jetë pjesëtar me vlera të plota i shoqërisë dhe t’i sjellë dobi vendit.

Por si dhe më parë sigurimi i pamjaftueshme preparateve antihemofilike shkakton invaliditet të hershëm, në veçanti te fëmijët dhe të rinjtë që vuajnë nga hemofilia.

18 prill

Dita ndërkombëtare e monumenteve dhe vendbanimeve historike (International Day for Monuments and Sites)

Gjatë një mbledhje në Tunizi, më 18 prill 1982, ICOMOS (International Council on Monuments and Sites – Këshilli Ndërkombëtar i Monumenteve dhe Vendbanimeve Historike) krijoi ditën ndërkombëtare të monumenteve dhe vendbanimeve historike (International Day for Monuments and Sites).

Në nëntor 1983 Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s u rekomandonte shteteve anëtare që të shqyrtonin mundësinë e deklarimit të 18 prillit të çdo viti “dita ndërkombëtare e monumenteve dhe vendbanimeve historike”.

Ndërsa shumë vende dhe rajone kanë krijuar ditët e tyre të trashëgimisë, të tilla si Ditët e Trashëgimisë Evropiane (European Heritage days) që përkujtohen çdo vit në muajin shtator.

Dita ndërkombëtare e monumenteve dhe vendbanimeve historike paraqet një mundësi për të gjithë Komitetet Kombëtare të ICOMOS-s që të mbrojnë qëllimet e tyre të përbashkëta në të njëjtën ditë.

Çdo vit një numër gjithnjë e në rritje i Komiteteve Kombëtare të ICOMOS-it në gjithë botën organizojnë aktivitete me rastin e 18 prillit.

Shqipëria është e pasur për monumente dhe vendbanime historike, por vitet e fundit ka një rënie të kujdesit për to. Janë vjedhur dhe dëmtuar shumë prej tyre.

 Durrësi si qytet më i vjetër në vend, ka pasuri të jashtëzakonshme që nga amfiteatri, kështjellat, forumin bizantin, kalanë etj.

22 prill

Dita ndërkombëtare e Nënës – Tokë (International Mother Earth Day)

“Nëna-Tokë” është një shprehje e pranuar për planetin e Tokës në një numër vendesh dhe rajonesh, e cila pasqyron ndërvarësinë që ekziston mes njeriut, gjallesave të tjera dhe planetit. Për shembull, bolivianët e quajmë Nënën Tokë “Pachamama”, kurse nikaraguanët “Tonantzin”.

Shpallja e 22 prillit si Dita Ndërkombëtare e Nënës Tokë është mirënjohje që Toka dhe ekosistemet e saj u sigurojnë banorëve të saj jetesë dhe ushqim.

Konferenca e OKB-së për zhvillim të qëndrueshëm “Rio+2” do të mbahet në Rio të Brazilit në qershor 2013, ku do të diskutohet mbi dy tema kryesore: si të krijohet një “ekonomi e gjelbër” (green economy) për të arritur zhvillim të qëndrueshëm, nxjerrjen e njerëzve nga varfëria, dhe si të përmirësohet koordinimi ndërkombëtar për zhvillim të qëndrueshëm .

23 prill

Dita botërore e librit dhe së drejtës së autorit (World Book and Copyright Day)

23 prilli është një datë simbolike për letërsinë botërore, pasi në këtë datë, në vitin 1616, vdiqën Servantesi (Cervantes), Shekspiri (Shakespeare) dhe Inka Garsilaso (Inca Garcilaso) de la Vega. Kjo është gjithashtu data e lindjes apo të vdekjes së autorëve të tjerë të shquar të tilla si Moris Dryon (Maurice Druon), Haldor K. Laksnes (Laxness), Vladimir Nabokov, Xhosep (Josep) Pla dhe Manuel Mehia Valjeho (Mejia Vallejo).

Kjo ishte një zgjedhje e natyrshme për Konferencën e Përgjithshme të UNESCO-s, të mbajtur në Paris në vitin 1995, që në këtë datë të nderohen libra dhe autorë, duke inkurajuar të gjithë, dhe në veçanti të rinjtë, që të gjejnë kënaqësinë në lexim dhe të respektojnë për kontributet e paçmueshme ata që kanë çuar më tej progresin shoqëror dhe kulturor të njerëzimit.

Prandaj UNESCO-ja caktoi ditën botërore të librit dhe së drejtës së autorit dhe krijoi çmimin e UNESKO-s për propagandën e idealeve të tolerancës në letërsinë për fëmijë dhe të rinj (UNESCO Prize for Children’s and Young People’s Literature in the Service of Tolerance).

29 prill

Dita ndërkombëtare (botërore) e vallëzimit (International (World) Dance Day)

Në vitin 1982 Këshilli Ndërkombëtar i Vallëzimit i UNESCO-s (International Dance Council) shpalli Ditën Ndërkombëtare të vallëzimit që festohet çdo vit më 29 prill, që është përvjetori i Zhan-Zhorzh Nover-it (Jean-Georges Noverre), krijues i baletit modern.

Dita ndërkombëtare e vallëzimit u kushtohet të gjitha llojeve e stileve të vallëzimit (dancit), që nga ai klasik, modern, popullor etj. dhe synon argëtimin nëpërmjet universalitetit të kësaj forme arti, për të kapërcyer të gjitha pengesat politike, kulturore dhe etnike dhe për të bashkuar të gjithë njerëzimin me një gjuhë -vallëzimin.

Vallet popullore shqiptare janë tejet të larmishme dhe kanë fituar gjithashtu vlerësim ndërkombëtar. Në Shqipëri ka një Ansambël të Këngëve dhe Valleve Popullore, trupë baleti në Tetarin e Operës dhe Baletit, shkollë koreografike, trupa amatore etj.

30 prill

Dita ndërkombëtare e xhazit (International Jazz Day)

Për herë të parë dita ndërkombëtare e xhazit u zhvillua në vitin 2012. Njoftimin për futjen e datës së re në kalendar Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s e shpalli në nëntor të vitit 2011. Sipas themeluesve, objektivi kryesor i kësaj feste është interesi gjithmonë në rritje në shkallë ndërkombëtar ndaj xhazit si forcë që promovon paqen, unitetin, dialogun dhe zgjerimin e kontakteve midis njerëzve.

Xhazi lindi në fund të shekullit XIX-fillim të shekullit XX në SHBA si sintezë e kulturave afrikane dhe evropiane dhe sot e kësaj dite mbetet një formë unike e muzikës që kombinon raca dhe përkatësi etnike dhe që fshin kufijtë mes njerëzve dhe të shteteve.

/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

Na bëni like në facebook!: 
Total votes: 15

Fatal error: Call to undefined method SelectQuery::field() in /home/arjan/public_html/durreslajm/sites/all/modules/mostpopular/modules/mostpopular_drupal/mostpopular_drupal.module on line 66