Festuan Vitin e Ri, sa shqiptarë hynë e dolën nga porti i Durrësit në tre ditët e fundit

03/01/2021 - 11:45

Pavarësisht pandemisë së koronavirusit, dhjetëra qytetarë shqiptarë janë kthyer në atdhe për festa.

"DurrësLajm" sjell të dhënat e hyrje-daljeve nga Porti i Durrësit, nga data 31 dhjetor 2020 deri më 2 janar 2021, ku ka pasur 3689 pasagjerë në total dhe 1310 mjete.

Datë 31.12.2020, linja ka funksionuar vetëm në hyrje. Me tragetet "Francesca" dhe "Rigel VII" të linjës Bari-Durrës, si dhe trageti "AF Claudia" i linjës Ankona-Durrës, janë përpunuar 1,363 pasagjerë 642 mjete.

Datë 01.01.2021, linja ka funksionuar vetëm në dalje. Drejt Portit të Barit (Itali) kanë lundruar dy tragete, "Francesca" dhe "Rigel VII", janë përpunuar 1,008 pasagjerë dhe 271 mjete.

Datë 02.01.2021, lundrimet kanë vijuar normalisht, pra Durrës-Bari dhe anasjellas dhe janë përpunuar 1,318 pasagjerë dhe 397 mjete (1,214 pasagjerë në dalje dhe 104 pasagjerë në hyrje).

Për oraret e trageteve mund të informoheni në: https://bit.ly/2X6AmxC

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Banorët e zonës së ish-Kënetës, në Bashkinë e Durrësit, për herë të parë janë bashkuar për të kërkuar zgjidhje për problemin e ndriçimit,

Vijojnë të jenë të ulëta shifrat e infektimeve ditore nga Covid në vend.

Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor do të zhvillojë ditën e nesërme një protestë kundër arrestimit dhe caktimit të masës “arr

Këtë të mërkurë, efektivët e patrullës së Forcës së Sigurisë Portuale kanë konstatuar dhe hequr nga kanali hyrës në port një objekt të ma

Kuvendi ka miratuar në seancën plenare të ditës së sotme kreun e Autoritetit të Mediave Audiovizive.

Kryetari i Bashkisë Lushnje, Fatos Tushe është shkarkuar ditën e sotme nga detyra, pasi u arrestua me urdhër të SPAK për korrupsion.

Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako nëpërmjet një postimi në "Facebook" shkrua se po vijon puna për mirëmbajtjen e infrastruk

Nga foltorja e Kuvendit, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se në botë po qarkullon edhe një variant i ri i Co

Instituti i Shëndetit Publik ka hedhur posht lajmin se në qarkun e Gjirokastrës janë identifikuar dy raste me variantin Delta.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot nga detyra edhe prokurorin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, Sa