Porti i Durrësit anëtarësohet në organizatën më të rëndësishme të porteve në Europë

14/04/2021 - 08:13

Porti i Durrësit është pranuar në Organizatën Europiane të Porteve Detare (European Sea Ports Organisation), në të cilën bëjnë pjesë 22 porte të Bashkimit Europian.

Porti i Durrësit është porti i parë në rajon që anëtarësohet në ESPO, në cilësinë e anëtarit vëzhgues, krah porteve të Islandës, Izraelit dhe Mbretërisë së Bashkuar. Në takimin e parë virtual që është zhvilluar mes anëtarëve të kësaj organizate, ka marë pjesë Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i APD-së, Pirro Vengu.

Duke shprehur kënaqësinë që porti më i madh i Shqipërisë bëhet pjesë e një organizate të tillë, Vengu theksoi se ekspertiza e pakrahasueshme e ESPO do të ndihmojë portin e Durrësit në rritjen e standarteve të shërbimeve portuale dhe në fuqizimin e sektorit detar në Shqipëri.

"Anëtarësimi në ESPO merr një rëndësi të veçantë në kuadër të çeljes së negociatave të Shqipërisë me BE-në. Tek ESPO, porti i Durrësit do të gjejë një mbështetje të fortë në funksion të mbarëvajtjes së projekteve madhore të qeverisë shqiptare në Durrës dhe Porto Romano.", u shpreh Vengu.

"Me këtë anëtarësim ESPO forcon prezencën e saj në Mesdhe dhe Adriatik. Kam bindjen se anëtarësimi i portit të Durrësit do të forcojë edhe më tej marrëdhëniet e mira mes Durrësit dhe porteve europiane, dhe përderisa Shqipëria është qartësisht e angazhuar në rrugën e anëtarësimit në BE, jemi shumë të lumtur të mikpresim portin kryesor Shqiptar në familjen tonë!", tha Annaleena Mäkilä, kryetare e ESPO.

Porti i Durrësit antarësohet në organizatën më të rëndësishme të porteve në Europë (ESPO) Porti i Durrësit është...

Posted by Autoriteti Portual Durres on Tuesday, April 13, 2021

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Banorët e zonës së ish-Kënetës, në Bashkinë e Durrësit, për herë të parë janë bashkuar për të kërkuar zgjidhje për problemin e ndriçimit,

Vijojnë të jenë të ulëta shifrat e infektimeve ditore nga Covid në vend.

Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor do të zhvillojë ditën e nesërme një protestë kundër arrestimit dhe caktimit të masës “arr

Këtë të mërkurë, efektivët e patrullës së Forcës së Sigurisë Portuale kanë konstatuar dhe hequr nga kanali hyrës në port një objekt të ma

Kuvendi ka miratuar në seancën plenare të ditës së sotme kreun e Autoritetit të Mediave Audiovizive.

Kryetari i Bashkisë Lushnje, Fatos Tushe është shkarkuar ditën e sotme nga detyra, pasi u arrestua me urdhër të SPAK për korrupsion.

Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako nëpërmjet një postimi në "Facebook" shkrua se po vijon puna për mirëmbajtjen e infrastruk

Nga foltorja e Kuvendit, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se në botë po qarkullon edhe një variant i ri i Co

Instituti i Shëndetit Publik ka hedhur posht lajmin se në qarkun e Gjirokastrës janë identifikuar dy raste me variantin Delta.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot nga detyra edhe prokurorin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, Sa