Von der Leyen: 250 milionë europianë kanë shkarkuar certifikatën e vaksinimit antiCovid

07/07/2021 - 08:45

“Europa dëshiron të lërë pas pandeminë: lajmi i mirë është se fushata e vaksinimit është bërë e suksesshme”. Kështu deklaroi dje presidentja e KE, Ursula von der Leyen, në Parlamentin Europian.

“Ne absolutisht nuk duhet të heqim dorë, ka akoma ndryshime të konsiderueshme në vendet anëtare, ndërkohë varianti Delta po përhapet dhe shumë doza nuk përdoren dhe mbeten në frigoriferë. Ne po shtojmë përpjekjet për të bindur evropianët se vaksinimi do të thotë mbrojtje dhe gjithashtu liri dhe prova janë 250 milionë europianët që kanë shkarkuar tashmë certifikatën e vaksinimit”, shtoi ajo.

Kreu i ekzekutivit të BE-së theksoi se gjashtë muajt e ardhshëm do të kenë të bëjnë me konsolidimin e sukseseve të fundit në frontin COVID dhe se Blloku ka doza të mjaftueshme për të vaksinuar 70% të popullsisë europiane deri në korrik.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në 24 orët e fundit, Italia ka regjistruar 1,010 të infektuar me koronavirus nga 177,977 testime të kryera.

Ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump do të fillojë një proces gjyqësor ndaj pronarëve të "Twitter" dhe "Facebook", Jack Dorsey dhe Mark

Një ligj kontrovers në Hungari, që ndalon materialet që mund të shihen si promovim i homoseksualitetit ose ndërrimit të gjinisë te të mit

Presidenti i Haitit, Jovonel Moise është vrarë mëngjesin e sotëm në rezidencën e tij private.

Ndërsa 10 shtete amerikane po përjetojnë një rritje të rasteve të koronavirusit, Presidenti Joe Biden paralajmëroi të martën se “mili

Sulmet kibernetike ndaj bizneseve amerikane, si ai i kohëve të fundit ndaj firmës teknologjike Kaseya në Florida, do të diskutohen në një

Një i ri boshnjak, i quajtur Jasim Osmanoviç është duke u konsideruar si një hero në Suedi, pasi ka arritur të shpëtojë një grua nga zjar

Policia gjermane ka sekuestruar rreth 3.2 ton kanabis dhe ka arrestuar më shumë se 750 persona.

Ministria e Shëndetësisë në Itali, ka raportuar të dhënat e fundit të situatës së COVID-19 atje.