Stresi sqaron të vërtetën e ndarjes me Kejsin: Jemi në menopauzë!

02/10/2019 - 18:20

Reperi i njohur shqiptar, Arkimed Lushaj, i njohur për të gjithë si Stresi, ishte i ftuar në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, për të folur për herë të parë pas daljes nga burgu jo vetëm për projektet e reja, por edhe për lajmet e bujshme të ndarjes nga partnerja e tij, Kejsi.

I pyetur në lidhje me këto thashetheme që kanë qarkulluar gjatë gjithë verës nëpër media, Stresi pranoi se realisht mes tyre ka probleme, por nuk është një ndarje definitive.

“Kemi divergjenca, por nuk ka asgjë konkrete. Nuk është e vërtetë ajo çka flitet në media, le të themi që jemi në një menopauzë të vogël”, tha ai duke qeshur.

I pyetur nga Bieta nëse ka ende ndjenja për të, reperi nguroi të përgjigjej për një çast, më tej shtoi se në këto momente është vështirë të bëhen deklarata të tilla, pasi të dy ata i kanë lënë kohë vetes për të reflektuar e nuk kanë komunikim të përditshëm.

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Bebe Rexha është një nga artistet më në zë të momentit dhe këto kohë ka shënuar një sërë suksesesh në karrierë.

Aktorja e njohur Scarlett Johansson është shtatzënë!

Gazetarja dhe moderatorja e emisionit "Open", Eni Vasili ka postuar në rrjetin social Instagram një foto mjaft të ëmbël me dy vogëlushet

Pas një kohe të gjatë pa postuar foto e video në rrjete sociale për shkak se kërkohet nga policia,  këngëtarja Fjolla Morina është rikthy

Moderatorja e njohur, Eni Vasili është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjellë në jetë dy vajza binjake.

Harry Styles dhe Olivia Wilde nuk mund t’i mbajnë duart larg njëri-tjetrit, teksa shijojnë rrezet e diellit në një jaht privat.

Cristiano Ronaldo po shijon pushimet me familjen në jahtin luksoz prej 5.5 milionë paundësh pas eliminimit në “Euro 2020”.

Tuna Sejdiu dhe Patris Berisha duket se kanë bërë paqe me njëri-tjetrin pas ndarjes.

Këngëtarja dhe aktorja, Jennifer Lopez nuk ka qenë kurrë më mirë se aktualisht!