Jepet dënimi i parë për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë

05/07/2021 - 14:58

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me dhjetë vjet burgim, ish-rezervistin e policisë serbe, Zoran Vukotiq për kryerjen e veprës penale të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Ky është rasti i parë që dikush dënohet për një krim të tillë nga gjykatat e Kosovës.

Dënimin e Vukotiqit, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cilësoi si lajm të mirë për të gjitha viktimat e dhunës seksuale të luftës, për qytetarët, por edhe për historinë dhe të ardhmen e Kosovës.

 

"Sot, për herë të parë, Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi me 10 vite burgim kriminelin, Zoran Vukotic për kryerjen e krimit të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Ky është një lajm shumë i mirë për të gjitha viktimat e dhunës seksuale të luftës, për qytetarët por edhe për historinë dhe të ardhmen e Kosovës. Drejtësia për krimet e luftës do të bëhet dhe për këtë do të angazhohemi çdo ditë!", shkroi ajo në Facebook.

Për Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), dënimi i Vukotiqit shënon "një moment kthese dhe shprese, jo vetëm për viktimën por edhe për të mbijetuarit e tjerë që një ditë drejtësia do të vihet në vend".

Sipas të dhënave të prezantuara nga institucionet në Kosovë, gjatë luftës së fundit, janë rreth 20 mijë raste të dhunimeve seksuale nga pjesëtarë të forcave serbe.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar shifrat e 24 orët e fundit përsa i përket situatës së COVID-19 atje.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se ka qenë e pritshme që Kuvendi i Kosovës të miratojë rezolutën që dënon gjenocidin në Srebr

Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për gjenocidin serb në Srebrenicë, rezolut kjo që u iniciua nga koalicioni boshnjak, Vakat.

Gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark, tha se Kosova ka bërë “përparim mbresëlënës drejt demokracisë dhe lirisë”.

Babai i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm.

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet ndëmrjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, shkroi të martën se “çdo gjë në bi

Regjistrohen 10 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Bashkimi Evropian, duhet të bëjë pjesën e saj duke mbajtur premtimet e dhëna, ndërkaq Kosova d

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka njoftuar se nga 1 105 testime, 3

Dy vëllezër nga Prizreni janë rrahur me njëri-tjetrin, pas një mosmarrëveshjeje për pronën.