Policia e Durrësit arreston në flagrancë dy persona

01/07/2021 - 08:23

Një 37-vjeçar maroken dhe një 42-vjeçar banues në Tiranë kanë përfunduar në prangat e policisë së Durrësit, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Mesohet se shtetasi maroken ka tentuar të kalojë pikën kufitare në port me dokumenta false ndërsa 42-vjeçari ka aksidentuar një person teksa drejtonte mjetin tip "Volkswagen".

NJOFTIMI I POLICISË

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar arrestuan në flagrancë shtetasin maroken M. S., 37 vjeç, pasi në PKK Port Durrës, ka tentuar të kalojë kufirin me dokumente të dyshuara si të falsifikuara.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. I., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Fushë Krujë-Ura e Gjolës, duke drejtuar mjetin tip "Volkswagen", ka aksidentuar shtetasen F. S., 61 vjeçe, banuese në Fushë Krujë, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pas kalimit në finalen e Evropianit, tifozët në Itali kanë shpërthyer në festë.

Policia e Zvicrës ka arrestuar 2 shqiptarë, pasi akuzohen për trafik droge.

Policia e Shtetit, ka bërë publike bilancin e gjobave dhe arrestimeve të realizuara gjatë 24 orëve të fundit, ndaj shoferëve që nuk respe

Një 33-vjeçar është arrestuar gjatë natës nga Policia e Tiranës.

Finalizohet operacioni "Shëtitësit e natës" nga Komisariati i Policisë Kavajë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes

Një 48-vjeçar në Mat është arrestuar nga policia pasi ka mbajtur me forcë një 33-vjeçare.

Policia e Durrësit ka arrestuar një 47-vjeçar në Krujë, pasi përshtati banesën për kultivimin e bimëve narkotike.

Vijojnë kontrollet nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe të Komisariateve në varësi, për goditjen e veprimtarisë kri

Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale "Vjedhja në rreth

Mëngjesin e sotëm në fshatin Vreshtas, Fier, shtetasi Haredin Nazëraj, 66-vjeç, pas një konflikti për pronën, ka plagosur me armë gjahu s