Piktori Muhamed Malilaj, ekspozitë në studio për kolegët dhe miqtë e artit

21/06/2021 - 08:52

"Ftesë në studio", njëlloj si vëllimi me të njëjtin titull i Ismail Kadaresë mund të përkufizohet ekspozita që u ka prezantuar kolegëve dhe miqve të tij artistë piktori Muhamed Malilaj.

"42 punimet që i përkasin periudhës së parë të krijimtarisë sime deri në vitin 1984 i kam emërtuar "N'Mug", duke iu referuar poezisë së Lasgush Poradecit për kalimin nga drita në errësirë", – tregon piktori Malilaj.

Ai thotë se preferon si vend ekspozimi studion në krahasim me një galeri artesh, për arsye se tani më shumë se asnjëherë artistët dhe njohësit e artit kanë nevojë të bashkëbisedojnë.

"Ne duhet të diskutojmë për zhvillimet në pikturën e njeri-tjetrit, dhe po ashtu duhet të kërkojmë rrugë të reja në artin tonë", - shton Malilaj.

Artisti nga Kavaja, i diplomuar në Institutin e Lartë të Arteve (sot Universiteti I Arteve) në vitin 1981, ndalet para një tabloje të punuar si student, duke kujtuar pedagogun Bujar Asllani, i cili e këshilloi ta ruante portretin në shtëpi.

Njëlloj vlerëson kontributin e grafistit kavajas Musa Qarri, i cili pasi njohu talentin e gjimnazistit në mesin e viteve 1970 e nxiti atë të marrë pjesë në ekspozitat lokale.

Në studion e piktorit Muhamed Malilaj në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar janë ekspozuar natyra të qeta, peisazhe, portrete e kompozime, ndërsa në ciklin prej 10 ekspozitash të karrierës së tij, tani e kanë radhën vizatimet.

G.K.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Me rastin e 100-vjetorit të lindjes së kantautorit napoletan, Sergio Bruni është organizuar në amfiteatrin e Durrësit koncerti "Canta Nap

Mëngjesin e sotëm është ndarë nga jeta në moshën 67-vjeçare poeti dhe kineasti i njohur Petrit Ruka.

Kjo është Suela Caka, nxënësja e talentuar 14-vjeçare, që po spikat mes moshatarëve për talentin në pikturë, në punimet me akurel.

Mbrëmjen e së shtunës hapi siparin panairi i librit në Durrës, i cili do të qëndrojë i hapur deri më 8 korrik.

Nga Pol Milo

(Persiatje mbi romanin "Varret" të shkrimtarit Erjon Muça)

Violinistja shqiptare Ervis Gega-Dodi ka marrë drejtimin e Filarmonisë Klasike të Bonit në Gjermani, detyrë e cila i është besuar vetëm p

Orkestra Frymore e Durrësit mbajti ditën e djeshme një koncert festiv me marshe dhe pjesë të zgjedhura nga kompozitorë shqiptarë dhe të h

Fëmijët e Durrësit kanë krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme në natën e parë të "Festivalit Kombëtar të Teatrit për Fëmijë" në Berat.

Mbrëmjen e së premtes, shoqata "Durrësi Autokton" organizoi "Festë Deti 2021", e cila startoi me xhiron tradicionale me anije në portin e