Njeriu i dytë më i pasur në botë jeton në një shtëpi me qira!

03/07/2021 - 22:28

CEO i “Tesla”, Elon Musk, njeriu i dytë më i pasur në botë, me një vlerë neto prej rreth 185 miliardë dollarë, zbuloi se jeton me qira.

Musk shkruante në një postim në “Twitter” se kishte marrë me qira një shtëpi në Boca Chica, Texas, që kushton 50,000 dollarë, raporton “Insider”.

Të enjten, Musk dha disa detaje më shumë rreth situatës së tij.

Musk shkroi: “Unë jetoj në një shtëpi që kushton 50,000 dollarë".

“Teslarati”, një kompani mediatike që ndjek lajmet e “Tesla”, njoftoi javën e kaluar se kishte marrë një informacion se shtëpia e Musk ishte një “Boxabl Casita”, një shtëpi 375 metra katrorë me një kuzhinë, një dhomë gjumi dhe një banjo, çmimi i së cilës fillon nga 49,500 dollarë.

Në nëntor, “Boxabl” postoi një video të një njësie që po ndërtonte në Boca Chica. Shtëpia ishte për një “klient tepër sekret”,- tha kompania. “Boxabl”, me qendër në Las Vegas, synon të prodhojë në masë banesa me kosto të ulët. Krijon shtëpi që dorëzohen në një kuti dhe mund të ndërtohen brenda një dite.

Musk duket se po mban një premtim që ai bëri në maj të vitit 2020 për “të mos pasur asnjë shtëpi”. Javë më vonë, pesë nga shtëpitë e tij u renditën për shitje në “Zillow”. Në fund të dhjetorit, “Los Angeles Times” njoftoi se Musk kishte shitur tre pallate të tij ngjitur në Bel Air për 40.9 milion dollarë.

Drejtori i Përgjithshëm i “SpaceX” tha në qershor se i kishte mbetur vetëm një shtëpi në San Francisco Bay Area që ai e kishte dhënë me qira dhe po priste ta shiste.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen nr.12 në Durrës.

Dashuria është një nga ndjenjat më sublime që përjeton njeriu gjatë gjithë jetës.

Numri i njerëzve që jetojnë mbi moshën 100 vjeç është në rritje prej dekadash, dhe sot këtë kufi e kanë kaluar janë gati gjysmë milioni n

Truri nganjëherë thjesht bllokon dhe nuk ka asnjë mënyrë që ta zgjojmë.

Një burrë në Austri është kafshuar në zonën gjenitale nga gjarpri piton i fqinjit të tij, teksa rrinte ulur në tualet. 65-vjecari nga qyt

Shpesh konsumatorët enden nëpër tregjet e frutave dhe perimeve për të blerë luleshtrydhe.

Për një  arsye ose një tjetër, pantallonat e shkurtra janë zgjidhje në ditët e nxehta të verës.

Mediat e huaja e cilësojnë si gafën e vitit, atë të gazetares së “Sky Sports”, Natalie Pinkhman.

Edhe pse u shpall më e bukura e vitit 2020, Iljada Baçi ka zbuluar se shumë njerëz i venë në pah gjatësinë e saj si një problem ndoshta d

Plazhi është hapur tashmë dhe kur mendon të shkosh, të vjen në mendje celuliti që po bëhet problem edhe më i rëndë apo jo?