Më 21 Mars, Tokës i afrohet një asteroid

14/03/2021 - 10:32

Një asteroid pritet që t’i afrohet Tokës në datën 21 mars, ku sipas shkencëtarëve nuk pritet që ky asteroid të përbëjë një rrezik për planetin. Kjo sepse do t’i afrohet Tokës në një distancë prej rreth 2 milion kilometra, e për pasojë nuk ka rrezik që të përplaset me Tokën as tani, por as në shekujt që vijë.

Asteroidi i quajtur '2001 FO32', është zbuluar 20 vjet më parë dhe që prej asaj kohe është mbajtur në vëzhgim nga shkencëtarët. Referuar studimeve dhe analizave të kryera, pas vizitës së tij të shkurtër në 21 mars, 2001 FO32 do të vazhdojë udhëtimin e tij të vetmuar, duke mos ardhur më afër Tokës deri në 2052.

Asteroidi '2001 FO32' u zbulua në Mars 2001 nga programi Lincoln Near-Earth Asteroid Research (LINEAR) në Neë Mexico dhe ka një diametër 440 deri në 680 metra. Përtej përmasave '2001 FO32' mbetet asteroidi më i madh që kalon afër planetit përgjatë 2021.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ka mëse dy javë që qytetarëve durrsakë, por dhe vizitorëve të këtyre ditëve, ju tërheq vëmëndjen një objekt i ri në gjirin e Durrësit.

Falë astrologjisë ne mund të orientohemi në shumë fusha të jetës: dashuria, arritjet e karrierës, e ardhmja dhe sigurisht financat.

Në Shqipëri e njohim si "Dita e Gënjeshtrave", por nëpër botë njihet si "Dita e Budallenjve" (Fool’s Day).

Muzeu i Louvrit për shkak të mungesës së vizitorëve në këto kohë të vështira pandemie, për herë të parë, bën të disponueshëm online dhe f

Artistët japonezë i kanë kushtuar mijëra vargje dhe piktura lules së qershisë (sakura) dhe një numër festivalesh pranverore janë organizu

Për shkak të ndjenjës së mprehtë të vëzhgimit, njerëzit e këtyre katër shenjave kapin gjithçka që ndodh rreth tyre edhe kur dikush po për

Le të flasim pak për përputhshmërinë mes shenjave dhe në veçanti me ato që do të ishin të lumtura vetëm me një person të lindur nën të nj

Presidenti rus Vladimir Putin, presj disa ditësh po shijon pushimet në Siberi së bashku me ministrin e tij të mbrojtjes Sergei Shogu.