Kjo është nëndetësja turke që do qëndrojë 4 ditë në portin e Durrësit (FOTO, VIDEO)

30/03/2017 - 12:34

Një nëndetëse ushtarake turke e klasit 209, “Yerboj”, prodhim modern ushtarak turk i vitit 2008, e komanduar nga Kapiteni i Rangut të dytë Ersoj Akca, ka hyrë mëngjesin e të premtes në portin e Durrësit, dhe është bregëzuar në kalatën nr. 5 të këtij porti. 

Nëndetësja është pritur në det të hapur dhe është shoqëruar për në port nga motovedetat 01 dhe 118 të Flotës Shqiptare të Kepit të Palit. Vizita e saj 4-ditore në vendin tonë bëhet në kuadrin e forcimit të marrëdhënieve mes flotave ushtarake detare të dy vendeve tona dhe operacioneve të NATO-s. Nëndetesja është e gjatë rreth 62 m dhe ka një tonazh të përgjithshëm 1456 tonë. Është e pajisur me 8 silurë të dukshëm, si dhe të tjera pajisje ushtarake, numri i të cilave nuk publikohet për arsye ushtarake.

Ajo është e angazhuar në mbrojtje të sigurisë kombëtare turke dhe në kuadrin e veprimtarisë së forcave të NATO-s në mbështetje të paqes dhe sigurisë Botërore. Nëndetësja, prodhim turk i vitit 2008, ka një ekuipazh prej 45 ushtarakësh të rangjeve të ndryshme. Pas hyrjes në port, Komanda e nëndetëses dhe oficerë të ekuipazhit janë pritur në takime të veçanta nga Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako dhe më pas nga Prefekti i Qarkut të Durrësit Roland Xhelili.

Gjatë vizitës 4-ditore ekuipazhi do të zhvillojë vizita në qendrat historike të Durrësit, Shkodrës, Krujës si dhe kanë në program organizimin e një ndeshjeje futbolli me skuadrën e Fllotës Shqiptare. Nëndetësja ka ardhur në Durrës nga një stërvitje e përbashkët e forcave detare të NATO-s të zhvilluara në rajonin e bregdetit italian. Vizita e saj u menaxhua nga agjencia “Dyrrahsped”, një prej agjencive më serioze që operojnë në portin e Durrësit.

K.H.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Këtë të mërkurë, efektivët e patrullës së Forcës së Sigurisë Portuale kanë konstatuar dhe hequr nga kanali hyrës në port një objekt të ma

Zef Malshi është një nga pilotët e detit, që u prezanton Durrësin anijeve me mallra që mbërrijnë çdo ditë nga dhjetra porte të botës.

Volumi i mallrave me tragete nëpërmjet portit të Durrësit në periudhën janar-prill ka shënuar rritje, krahasuar me të dy vitet paraardhës

Kreu Ekzekutiv i Autoriteti Portual Durrës, Pirro Vengu ka mirëpritur në një takim ambasadorin gjerman në vendin tonë, Peter Zingraf.

Porti i Durrësit është pranuar në Organizatën Europiane të Porteve Detare (European Sea Ports Organisation), në të cilën bëjnë pjesë 22 p

Volumi i mallrave të trasportuar me tragete nga/drejt portit të Durrësit gjatë 3-mujorit 2021 është rritur me 16%, krahasuar me të njejtë

Paraditen e kësaj të marte, në molin 4 të portit të Durrësit është ankoruar nëndetësja turke “TCG Canakkala”, e cila ndalet për herë të p

Porti i Durrësit në të cilin përpunohet 90 për qind e tregtisë së mallrave në vend pa një rritje jo të zakontë te importeve të materialev

Pavarësisht pandemisë së koronavirusit, dhjetëra qytetarë shqiptarë janë kthyer në atdhe për festa.