Greqi, paralajmërimi i ekspertëve: Mund të ketë edhe një valë të katërt të COVID-19

06/07/2021 - 21:53

Ekspertët shëndetësorë grekë kanë paralajmëruar se vendi mund të përballet me një valë të katërt të COVID-19 këtë verë nëse më shumë njerëz nuk kryejnë vaksinime dhe nuk ndiqen me kujdes rregullat e sigurisë.

Duke folur për Mega TV, epidemiologu Nikos Sipsas tha se “jemi një fije floku larg një vale të katërt” për shkak të variantit më ngjitës Delta.

“Ne tashmë kemi raste (Delta) në Greqi dhe së shpejti do të mbulojë të gjithë Greqinë”, theksoi ai, pasi një pjesë e madhe e popullsisë ende mbetet e pavaksinuar.

Sipsas tha se vala e katërt duhet të pritet nga mesi i gushtit.

Panagiotis Arkoumaneas, kreu i Organizatës Kombëtare greke për Shëndetin Publik (EODY), në mënyrë të ngjashme tha: “Sot më shumë se 1,500 raste ditore duhet të priten derisa shifrat vazhdojnë të rriten në Greqi gjatë 10 ditëve të fundit”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, më 6 korrik, ka thënë që është i lumtur që Kina, si fuqi botërore, e respekton rrugën strategj

Janë konfirmuar tre raste të tjera me variantin “Delta” të koronavirusit në Maqedoninë e Veriut

Përfaqësuesit e partive parlamentare në Malin e Zi do te zhvillojnë ditën e sotme raundin e dytë të bisedimeve mbi krizën e pushtetit në

"Po hyjmë në fazën tjetër të fushatës sonë të vaksinimit dhe në këtë pikë përfshirja e qeverisë lokale, shoqërisë civile, botës së bi

Senatorja amerikane nga shteti i Ajovës, Joni Ernst, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë tha se rajoni i Ballkanit Perëndimor ësht

Plazhi në qytetin Nea Moudania në Halkidiki është goditur nga një stuhi rëre të dielën pasdite.

Irina Krusenitska, 52-vjeçarja nga Ukraina që u dënua me 30 muaj burg pasi akuzohet se kishte ndihmuar nënkryetarin e Agim të Artë, Chris

Kapiteni i anijes që transportoi pilotin Babis Anagnostopulos nga vendi ku mbahej përkujtimorja për të shoqen në GADA ku ai rrëfeu vrasje

Greqia ka shënuar për herë të parë pas shumë ditësh mbi 1 mijë raste në ditë nga COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë në Maqedonin e Veriut ka raportuar se gjatë 24 orëve janë regjistruar vetëm 6 raste të reja me COVID-19.