Këshillat e duhura – Si të kujdeseni dhe të pastroni enët e gjakut

28/06/2021 - 08:23

Aktiviteti fizik dhe konsumi i acideve yndyrore omega-3 përbëjnë shtyllat e strategjisë për mirëmbajtjen e shëndetit të enëve të gjakut.

Sipas ekspertëve, shëndeti i enëve të gjakut është thelbësor për mbrojtjen e të gjithë sistemit kardiovaskular, jo vetëm nga kolesteroli por edhe toksinat.

Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë dhe ushqimet e këqija dhe jo të shëndetshme janë dy nga faktorët që nxisin përkeqësimin e shëndetit të enëve të gjakut.

Rekomandimet më të mira për shëndetin e enëve të gjakut:

Më shumë acide yndyrore

Acidet yndyrore omega-3 janë shumë të rëndësishme për pastrimin e enëve të gjakut nga kolesteroli i keq.

Konsumi i rregullt i tyre ul rrezikun e arterosklerozës, tensionit të lartë dhe atakut në zemër.

Këto acide yndyrore i gjeni tek: vaji i peshkut, arrorët, farat, avokado dhe vaji i ullirit.

Aktiviteti fizik

Aktiviteti i rregullt fizik i bën mirë të gjithë trupit dhe në veçanti enëve të gjakut.

Një trup aktiv nënkupton një qarkullim më të mirë gjaku dhe një sistem kardiovaskular të shëndetshëm.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, mjaftojnë 30 minuta në ditë aktivitet fizik  që të ulet rreziku i atakut në zemër.

Ushqyerja e shëndetshme

Ushqyerja e shëndetshme me fruta, perime dhe drithëra mundëson rënien nga pesha dhe ul nivelet e kolesterolit. Për më tepër, heqja dorë ose kufizimi i sheqerit dhe kripës ruan shëndetin e enëve të gjakut në një periudhë afatgjatë.

Kujdes me stresin

Stresi nxit disa reagime në organizëm që përshpejtojnë rritjen e tensionit të gjakut dhe pengojnë qarkullimin e tij. Ekspertët rekomandojnë qetësimin dhe frymëmarrjen e kontrolluar për mbajtjen nën fre të stresit.

Larg ushqimeve me kolesterol

Kolesteroli i tepërt ka një ndikim të fortë në shumë sëmundje të zemrës. Ekspertët thonë se njerëzit duhet të shmangin konsumin e mishit të kuq, salçiceve, sallamit, proshutës, gjalpit dhe produkteve të përpunuara. Një tjetër hap i rëndësishëm është heqja dorë nga duhani dhe kufizimi i alkolit. /AgroWeb.org

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ndonjëherë mund ta pyesni veten pse ndiheni me një stomak ose bark të fryrë, epo ka disa arsye përse ndjeni diçka të tillë.

Stresi ose ankthi e nxisin njeriun ta shohë ushqimin si ngushëllim.

Stresi, luhatjet hormonale dhe llojet e rejave të barnave besohet të jenë disa prej arsyeve përse gjithnjë e më shumë njerëz të rritur (3

Shumë njerëz provojnë shtrëngime të kraharorit të cilat rëndom u duken sikur janë dhimbje të zemrës. Dhimbje dhe shtrëngime të tilla naty

Yoga duket se ofron një nxitje të konsiderueshme në zonat e trurit të përfshira në kujtesë, të mësuarit, vendimmarrjes, rregullimin e emo

Xheli i mrekullueshëm që mbush gjethet e bimës së aloe vera është plot me vitamina të cilat mund të trajtojnë një sërë problemesh të orga

Shkencëtarët nga Australia, të cilët analizuan simptomat e pacientëve të infektuar me variantin Delta, kanë theksuar se  simptomat e tyre

Lëngjet e frutave dhe perimeve siç është ai me portokall, panxhar dhe karrota, janë të famshëm për vlerat ushqyese që përmbajnë.

Xhenxhefili, si një përbërës i recetave dhe çajrave, mund të mbrojë organizmin nga dhjami i tepër si dhe ndaj sëmundjeve kronike.

Dhimbjeve të kockave nuk i shpëton askush, ato mund të kthehen në një problem për çdo moshë.