Lëngu perfekt për energji dhe rritjen e imunitetit

02/07/2021 - 08:11

Lëngjet e frutave dhe perimeve siç është ai me portokall, panxhar dhe karrota, janë të famshëm për vlerat ushqyese që përmbajnë.

Këto lëngje zakonisht përfitohen nga shtrydhja ose copëzimi i tulit të tyre. Lëngu ka një shije të freskët dhe ka përmbajtje të lartë fibre.

Koha e përgatitjes: 10 minuta

Për katër persona

Përbërësit

  • 1 panxhar i qëruar
  • 500 gramë karrota të qëruara
  • 700 gramë portokalle të qëruara

Përgatitja

Prini panxharin, karrotat dhe portokallet në copa të mëdha. Kur të pastroni dhe të prisni panxharin ju këshillojmë të përdorni dorashka kuzhine, që të evitoni njollat që lë lëngu i tij. Të gjitha copëzat hidhini në shtrydhëse dhe për 2-3 minuta do të keni gati një lëng shumë të shëndetshëm dhe të shijshëm.

Vlerat e këtij lëngu

Përveç rritjes së imunitetit, lëngu i panxharit, karrotës dhe portokallit ndihmon dhe në pastrimin e mëlçisë nga toksinat. Panxhari është i njohur për aftësitë e tij për uljen e tensionit të lartë si dhe për parandalimin e ngërçit muskulor.

Ai është një burim për kalium, magnez, hekur, vitamina të ndryshme A, B6, C, antioksidantë dhe fibra. Portokallet nga ana tjetër, janë të pasura me antioksidant dhe vitaminë C. Sigurisht përmes konsumimit të tyre përfitojmë dhe kalcium, bakër, dhe vitaminën B.

Të fundit, por jo nga rëndësia, karotat ulin rrezikun e sëmundjeve kardio-vaskulare. Ato kanë nivele të lartë të vitaminës A dhe K që ndihmojnë qarkullimin e gjakut. Karrotat quhen dhe super perimet për shëndetin e syve.

Ky lëng jo vetëm është plot surpriza në shije, por vjen dhe si një paketë për sistemin imunitar. Mund të konsumohet nga të rriturit dhe fëmijët gjatë vaktit të mëngjesit. Një tjetër lëng shumë i shëndetshëm është ai me panxhar, mollë dhe karrota.  Gjeni më poshtë recetën e sugjeruar nga AgroWeb.org

Panxhar, mollë, karrotë

  • 1 panxhar i madh i qëruar
  • 2 karrota të mëdha
  • 1 mollë jeshile

Priteni panxharin dhe më pas hidheni në shtrydhësen e frutave së bashku me të gjithë përbërësit e tjerë. Hidheni lëngun në gotë dhe shijojeni plotësisht duke përfituar një dozë ideale ushqyesish për shëndetin tuaj.

Ky lëng ofron shumë energji, lufton lodhjen dhe e ndihmon organizmin të furnizohet denjësisht me oksigjen. Molla është një tjetër frut që përshtatet mirë me panxharin. Ajo përmban antioksidantë dhe lufton inflamacionin.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ndonjëherë mund ta pyesni veten pse ndiheni me një stomak ose bark të fryrë, epo ka disa arsye përse ndjeni diçka të tillë.

Stresi ose ankthi e nxisin njeriun ta shohë ushqimin si ngushëllim.

Stresi, luhatjet hormonale dhe llojet e rejave të barnave besohet të jenë disa prej arsyeve përse gjithnjë e më shumë njerëz të rritur (3

Shumë njerëz provojnë shtrëngime të kraharorit të cilat rëndom u duken sikur janë dhimbje të zemrës. Dhimbje dhe shtrëngime të tilla naty

Yoga duket se ofron një nxitje të konsiderueshme në zonat e trurit të përfshira në kujtesë, të mësuarit, vendimmarrjes, rregullimin e emo

Xheli i mrekullueshëm që mbush gjethet e bimës së aloe vera është plot me vitamina të cilat mund të trajtojnë një sërë problemesh të orga

Shkencëtarët nga Australia, të cilët analizuan simptomat e pacientëve të infektuar me variantin Delta, kanë theksuar se  simptomat e tyre

Xhenxhefili, si një përbërës i recetave dhe çajrave, mund të mbrojë organizmin nga dhjami i tepër si dhe ndaj sëmundjeve kronike.

Dhimbjeve të kockave nuk i shpëton askush, ato mund të kthehen në një problem për çdo moshë.

Medikamentet farmaceutike mund të shërojnë një sëmundje por edhe të nxisin dhjetëra reagime inflamatore në të njëjtën kohë.