Simptomat më të zakonshme të variantit të ri "Delta"

03/07/2021 - 15:10

Shkencëtarët nga Australia, të cilët analizuan simptomat e pacientëve të infektuar me variantin Delta, kanë theksuar se  simptomat e tyre janë të ndryshme nga ato të vëzhguara më parë tek të infektuarit me variante të tjera të SARS-CoV-2.

Sipas tyre, kjo është diçka normale pasi njerëzit janë të ndryshëm dhe sistemi ynë imunitar nuk reagon njësoj në momentin që  infektohemi me virus.

Pra, cilat janë simptomat më të zakonshme të variantit Delta?

Duke analizuar të dhënat  e pacientëve nëpërmjet një aplikacioni të zhvilluar në Mbretërinë e Bashkuar, studiuesit vunë re se simptomat më të zakonshme të Covid-19 tani kanë ndryshuar, kjo për shkak të dominimit të  Delta.

Ndërsa ethet dhe kolla janë simptomat më të zakonshme të infeksionit dhe dhimbja e kokës dhe e fytit janë ndër simptomat më të shpeshta që kanë raportuar pacientët, një nga simptomat që kanë raportuar të infektuarit me variantin Delta është rrjedhja e  hundëve.

Gjithashtu, humbja e nuhatjes- një nga simptomat më të shpeshta që kanë raportuar personat e infektuar me variantin origjinal të Covid-19 është renditur e nënta te pacientët me Delta.

Studiuesit shpjegojnë se këto ndryshime mund t’i atribuohen mutacionit të virusit ose faktit që pacientët që kërkojnë ndihmë mjekësore tani janë në një fazë më serioze. Për shkak të shkallës së lartë të vaksinimit tek të moshuarit, të rinjtë janë më të prekurit por ata kanë tendencë të zhvillojnë simptoma më të lehta në krahasim me të moshuarit.

Kështu që ekspertët kanë thirrje që personat që kanë rrjedhje hundësh dhe dhimbje fyti të drejtohen menjëherë te mjeku i familjes, pasi këto simptoma mund të sinjalizojnë se ju jeni infektuar me variantin Delta.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ndonjëherë mund ta pyesni veten pse ndiheni me një stomak ose bark të fryrë, epo ka disa arsye përse ndjeni diçka të tillë.

Stresi ose ankthi e nxisin njeriun ta shohë ushqimin si ngushëllim.

Stresi, luhatjet hormonale dhe llojet e rejave të barnave besohet të jenë disa prej arsyeve përse gjithnjë e më shumë njerëz të rritur (3

Shumë njerëz provojnë shtrëngime të kraharorit të cilat rëndom u duken sikur janë dhimbje të zemrës. Dhimbje dhe shtrëngime të tilla naty

Yoga duket se ofron një nxitje të konsiderueshme në zonat e trurit të përfshira në kujtesë, të mësuarit, vendimmarrjes, rregullimin e emo

Xheli i mrekullueshëm që mbush gjethet e bimës së aloe vera është plot me vitamina të cilat mund të trajtojnë një sërë problemesh të orga

Lëngjet e frutave dhe perimeve siç është ai me portokall, panxhar dhe karrota, janë të famshëm për vlerat ushqyese që përmbajnë.

Xhenxhefili, si një përbërës i recetave dhe çajrave, mund të mbrojë organizmin nga dhjami i tepër si dhe ndaj sëmundjeve kronike.

Dhimbjeve të kockave nuk i shpëton askush, ato mund të kthehen në një problem për çdo moshë.

Medikamentet farmaceutike mund të shërojnë një sëmundje por edhe të nxisin dhjetëra reagime inflamatore në të njëjtën kohë.