Si të shihni të gjithë informacionin që smartphone ka grumbulluar për ju

18/05/2021 - 13:26

Nëse jeni kuriozë për të ditur se çfarë të dhënash ka grumbulluar celulari për ju, është e mundur të shkarkoni një raport. Më poshtë, do të gjeni hapat për përdoruesit e “iPhone” dhe “Android”.

Nëse jeni përdorues “iPhone”:

Në website-n e “Apple”, shkoni tek “Manage your Apple ID”.

Logohuni me anë të kredencialeve.

Rrëshkisni deri te “Data & Privacy” dhe zgjidhni “Manage Data & Privacy”.

Më pas, klikoni “Request a copy of your data”.

Përzgjidhni të dhënat që dëshironi.

Klikoni “Continue” dhe zgjidhni madhësinë e dosjes.

Hapi i fundit – klikoni “Complete request”.

Raporti i të dhënave do të vijë në adresën tuaj të email-it të lidhur me Apple ID, por kini parasysh që kjo mund të zgjasë deri në 7 ditë.

Nëse jeni përdorues “Android”:

Shkoni në faqen e “Google”,  “Download your data”. Të gjitha produktet e “Google” që grumbullojnë të dhënat tuaja do të jenë selektuar automatikisht (email-et, dokumentet, evente kalendarike, foto, video, aktiviteti i llogarisë etj).

Klikoni “Next step” dhe përzgjidhni një mënyrë dërgese për arkivën e të dhënave, si p.sh email-in.

Më pas mund të zgjidhni nëse doni një arkivë të plotë apo skedarë që iu vijnë herë pas here në një kohë të caktuar. Gjithashtu, mund të caktoni madhësinë e dosjes.

Në email-in tuaj do të vijë një link me të dhënat e kërkuara. Ky link mbërrin në disa minuta ose ditë, në varësi të informacionit të kërkuar.

Ju mund të paraqisni edhe një kërkesë për të hyrë në të dhënat tuaja nëse kërkoni diçka më specifike. Mos harroni, të dhënat e fshira nga sistemi nuk mund të rikuperohen.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Elon Musk e vlerësoi sot 20 deri në 30 miliardë dollarë (rreth 17-25 miliardë euro) shumën që do t’i duhet për të investuar në projektin

Imazhet dixhitale të individëve që nuk ekzistojnë, në dukje reale, po shiten në internet në sasi të mëdha, me mijëra.

Evropa do të ketë fillimisht të gjitha makinat elektrike nga Volkswagen dhe më pas do të nisë shitja dhe në SHBA e Kinë, tha anëtari i bo

Elon Musk konsiderohet si njeriu më me ndikim në botën e kriptovalutave sa që shpesh mesazhet e tija shkaktojnë edhe ndryshime në vlerën

Monedha virtuale Bitcoin edhe pse është më e fuqishmja e llojit të saj, vijon rënien në tregun ndërkombëtar online.

Inteligjenca Artificiale (IA) mund të përshpejtojë prodhimin e mikroqarqeve të reja duke modeluar konfigurimin e tyre në orë në vend të m

Aplikacioni WhatsApp vjen me një përditësim të ri, për përdoruesit e Android dhe iPhone, që synon t’ju kursejë kohë.

Ekspertët e sigurisë kibernetike kanë gjetur një masë të madhe të dhënash të vjedhura që përmbajnë 26 milion persona ose subjekte në faqe

Ligjvënësit e Senatit amerikan kanë miratuar një plan për të rritur kërkimin dhe prodhimin e teknologjisë, i cili do u kushtojë miliona d

Punonjësit e gjigantit amerikan të teknologjisë, Apple raportohet se kanë nisur një fushatë kundër planeve të shefit Tim Cook për kthimin